Enver Petrovci, “gllumci jugosllav”, nën ombrellën e Vetëvendosjes sërish fyen UÇK-në dhe atdhetarët shqiptarë

Enver Petrovci, “gllumci jugosllav”, nën ombrellën e Vetëvendosjes sërish fyen UÇK-në dhe atdhetarët shqiptarë

Kanë kaluar tri vite, qyshkur mbetja serbe, jugo-aktori Enver Petrovci mori çmimin për “Vepër Jetësore”, nga ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, pikërisht sepse kohë më parë Petrovci kishte thënë se më mirë kemi jetuar në kohën e Millosheviqit sesa tani nën Hashim Thaçin.  Asokohe, në reagimin e Radios-Kosova e Lirë, veç tjerash ishte botuar edhe intervista që Petrovci i kishte dhënë,  gazetares së NIN-it Tamara Spaiq.

Pak ditë më vonë avokatja  e tij, që shkruante shqip (NN)  kishte paralajmëruar Radion-Kosova e lirë që të hiqej komenti dhe t’ i kërkohej falje publike, jugo-gllumacit, Petrovci, ose  të ballafaqohej me ndjekje penale. Kur i tregova zonjës avokate se qëndrimi i Radios është i palëkundshëm, dhe t’ i kërkohej falje Petrovcit ishte njëjtë sikur t i kërkohej falje Milloshevuqit, dhe  RKL nuk përfillë asnjë avokate, ajo u kërcënua se së shpejti do ta ngreh padinë.

Kaluan tri vite dhe padia nuk është ngritur ende. Nuk e di a është  ndër të gjallët avokatja, por gllumaci me gjak tru, mendje, qenie ADN politike  millosheviqiane, e ka thelluar qëndrimin përbuzës, fyes e përçmues  kundër UÇK-së, veçmas kundër Hashim Thaçit. Ai e ka mbrojtjen e Qeverisë Kurti, sidomos të ministrit, Harullah Çeku, ideatorit të restaurimit të kullës së fashistit shqipfolës, Xhafer Deva, në Mitrovicë.

Nuk është e thënë se tërë elektorati i Vetëvendosje  e ka përkrahur vendimin e ministrit, Çeku, por me këtë rast pyes pesë shokët e dikurshëm të burgjeve e të luftës së UÇK-së,  që vegjetojnë dhe mrizojnë në Vetëvendosje, pse nuk reagojnë. Ata ose kanë frikë nga Albin Kurti, e Dejona Mihal, ose pajtohem me  ministrin Çeku, ose thjesht mendojnë se E. Petrovci ka të drejtë. Në kthinat dhe qymezet e Vetëvendosjes po flitet se nëse Vetëvendosja fiton në zgjedhe, hale-mbetja jugosllave Petrovci do ta ketë postin e ministrit apo zëvendësit të Kulturës.

 O tempora  o mores, thoshte dikur latini i moçëm. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …