Sot është 26 Mars, Përvjetori i Ditëlindjes më të madhe të Demonstratave të Kosovës. Përvjetor i Ditëlindjes më të madhe, sepse pas Demonstratave të vitit 1981, u rrënua Muri i Berlinit, i cili bashkoi një popull gjerman; u rrënua perandoria e kuqe në Rusi dhe perandoria blu në Jugosllavi, ashtu siç u rrënua një shekull më parë edhe perandoria osmane. Demonstratat e Kosovës shkatërruan imazhin e shtrigës pansllaviste në Evropë. Në prag të mijëvjeçarit të tretë, Lëvizja e Studentëve të Kosovës e zgjoi Evropën hutaqe nga letargjia e gjumit propagandistik të Beogradit, me degën e ullirit mu në grykën e tankut të blinduar policor e ushtarak. Derisa nën qiellin kaltërosh të Beogradit fluturojnë pëllumbat e ashtuquajtur të paqes, në fushat e tyre dhe në thellësinë e Danubit ende gjinden trupat e pajetë të shqiptarëve të masakruar. Kriminelët serbë të luftës tani merren me rritjen e pëllumbave në Serbi, ndërkohë që muret e qendrës tregtare në flasin me anën e gjurmëve të përgjakura që militaristët serbë kishin një numër të madhe njerëzish masakruar me pushkë e me granatë. Qendra tregtare u nxi, militaristët serbofashistët kishin hedhur një mori granatash në mesin e njerëzve. Aty kishte gra burra, pleq e të rinj dhe fëmijë. Gjuha e vetme ishte britma në që shkonte në kupë të qiellit. Mirëpo militaristët serbë ishin pa ndenja, meqë objektivi i tyre është zhdukja e popullit shqiptar prej faqes së dheut. Tmerri serb nuk ka fund, për të zhdukur gjurmët e masakrës para opinionit ndërkombëtar, militaristët serbë vranë edhe tregtarët. Prandaj asnjë i gjallë nuk doli nga qendra e madhe tregtare. Kjo zejtari e tyre hipokrite është ndër më të çuditshmit në historinë e njerëzimit: të rritësh pëllumba, por edhe të vrasësh fëmijë shqiptarë. Më në fund, o fëmijë të dashur që edhe juve u ra në hise të përjetoni luftën nga ushtria kriminale serbe, Jugosllavia vdiq, kurse populli boshnjak që gjithashtu i përjetoi tmerret e luftës nga ushtria jugosllave, thotë se Jugosllavia ngordhi.
Po në këtë ditë përvjetori, ime mbesë, Driana, kremton ditëlindjen e saj. Ajo i mbush nëntë vjet, që janë vite simbolike të qëndresës shqiptare. Nëntë vjet kreshniku dhe simboli i forcës kombëtare, Gjergj Elez Alia, i bëri ballë nëntë plagëve të luftës, derisa më në fund përfaqësuesin e dhunës – bajlozin përbindësh, e zhduku nga faqja e dheut. Nëntë vjet motra stoike ia lante plagët e Gjergjit me ujët e gurrës dhe me lotët e syve. Dikur moti, pushtuesit e huaj ndërroheshin ashtu siç ndërrohen stinët e vitit, prandaj nëntë vjet Aga Imeri qëndroi i burgosur në kështjellën bizantine dhe ishte optimist se nusja ende e priste në shtëpi. Pas nëntë vjetësh mbyllur në kështjellën me mure të larta, Aga Imeri kishte parë një ëndërr të keqe, se shtëpia ishte rrëzuar, babai kishte vdekur dhe nëna ishte verbuar, kurse e dashura e tij ishte martuar. Aga Imeri ishte i tronditur për fatkeqësinë e familjes dhe të dashurës së tij që e kishte pritur nëntë vjet, e bija e krajlit mëshirohet para karakterit heroik të Aga Imerit dhe e liron me besë se do të kthehet prapë. Kjo legjendë madhështore e kohës bizantine të bën të çuditesh, si nuk qe e mundur që tek populli serb të dalë një grua bujare, që të mbrojë fëmijët dhe nënat shqiptare nga masakruesit e pashpirt serbë.
Këto tmerre të luftës mbesa ime i ka përjetuar para nëntë vjetësh kur serbët i shkrumbuan shtëpitë me çdo bimë në tokë, dhe vranë shumë njerëz të pafajshëm. Të gjithë e dinë që në botë nuk ekzistojnë fëmijë fajtorë, prandaj serbët nuk bënin dallime, dhe vranë shumë fëmijë shqiptarë. Unicefi Ndërkombëtar në çdo skaj të botës i mbron fëmijët që janë ardhmëria jonë; që janë bukuria dhe dielli i jetës sonë. Një ushtri që vret fëmijë, më mirë është që kurrë të mos ec në tokë, do të thotë që këta katilë as në botën bimore dhe shtazore nuk e meritojnë të lëvizin. Prandaj Driana, mos harro t´i tregosh gjyshit 80 vjeçar se Jugosllavia cofi. Kështu tregoji gjyshit, meqë gjyshi e kupton më mirë. E marr me mend se gjyshi, në fillim, do të qesh nga gëzimi i zhdukjes së përbindëshit me emrin Jugosllavi, por edhe do të qajë nga pikëllimi për tragjedinë e tmerrshme të popullit shqiptar që pësoi nga ushtria barbare serbe. Gjatë jetës së vet gjyshi ka përcjellë pushtuesit italian, gjerman e bullgar, mirëpo ushtri e vrazhdët si pushtuesi serb Evropa nuk ka dhanë, dhe kurrë mos dhëntë.
Për shkak të gjendjes pushtuese nga ushtria vrastare serbe, një kohë të gjatë pranverat shqiptare kanë qenë të zymta. Nuk kishte fare zogj: as në fshatra, as në male. Kënga e bilbilit ishte ngulfatur thellë në fyt, sepse ishin vrarë zemrat e fëmijëve më të dashur në botë. Në vend të cicërimës së zogjve, gjëmonin mortajat e serbëve që shkrumbonin tokën, kurse qielli përflakej me tymin e barotit. Po a çel trëndafili pa këngën dhe pa krahët e zogut?! A hapen petalet e luleve, pa i mbëltuar bleta punëtore e fushave të bukura të Kosovës kreshnike?!
Shokët e klasës me një tufë lulesh ia uruan ditëlindjen Drianës. Në bankën e klasës mungonte një shoqe e tyre: tre vjet më parë e vranë militaristët serbë. Ajo u pushkatua në tregun e qytetit, kurse babai i saj ra dëshmor duke luftuar kundër bandës serbe. Në fillim mbretëroi heshtja në klasë, pastaj vunë një lule në bankën e nxënëses së vrarë. Drianës i rrodhën lotët e dhimbjes për shoqen e bankës, pastaj me lot në faqe doli prej klasës. Në oborr pa një kalë që po kulloste barin e njomë pranveror dhe të lagët nga shiu i mbrëmjes. Dalëngadalë iu afrua kalit dhe me dorën e butë ia përkëdheli kreshtat në qafë. Kali e dinte gjuhën e fitores dhe pranoi që vogëlushja t’i afrohej. Pas pak, ajo i hipi kalit dhe kalëroi për në varrezat e dëshmorëve të kombit. Me të arritur në vend, zbriti prej kalit dhe lulet e ditëlindjes, që ia kishin dhuruar shokët dhe shoqet e klasës i vuri pranë lapidarit me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vështroi flamurin kuqezi që valonte mbi lapidar, shqiponja kishte zbritur nga bjeshkët e Sharrit dhe zuri vend në lapidarin e trimave shqiptarë që ranë në altarin e lirisë. Pasi i nderoi dëshmorët e lirisë, u kthye dhe pa se nuk ishte vetëm, ishin shoqet dhe shokët e klasës me mësuesen e tyre. Nga mesi i nxënësve të klasës jehoi një këngë atdhetare partizane:
Dalngadal´ po na vjen behari,
Dalngadal´ po na vjen.
Nëpër fusha rritet bari,
Dalngadal´ po na vjen.
Po na vjen, po na vjen,
Bota zien, bota zien,
Shokët tan´ kjo luft´ po na i rrëmben.
Shpati i malit Nisar jehoi nga kënga partizane, ku një erë e lehtë pranverore po i luhaste degët e lisave dhe të gjithë zogjtë iu bashkëngjitën korit të fëmijëve. Pas përfundimit të këngës, jehoi zëri i njërit nga nxënësit e klasës: Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Pastaj të gjithë njëzëri brohoritën: Lavdi! Lavdi! Lavdi!
Suedi