leoni

10 familje malishevase me shtëpi të reja banimi!

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka njoftuar nëpërmjet rrjetit social facebook se 10 familje të cilat jetojnë në kushte të vështira ekonomike e sociale iu janë ndarë çelësat e shtëpive të ndërtuara dhe mobiluara tërësisht.

“Falënderoj Zotin që pikërisht në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhe vetëm një vit më pas, që kur nisa një bashkëpunim shumë të mirë me organizatën “Qatar Charity”, sot i kemi ndarë çelësat e shtëpive të ndërtuara dhe mobiluara tërësisht për 10 familje, që jetojnë në kushte të vështira ekonomike e sociale.

I uroj nga zemra secilën familje që nga sot do të jetojnë në kushte më të mira dhe me mirëqenie sado më të lartë, ka shkruar ndër të tjera në facebook, kryetari Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …