U mbajt takimi javor i koordinimit lokal për siguri në Suharekë

 

U mbajt takimi javor i koordinimit lokal për siguri në komunën e Suharekës, takimin e hapi nënkryetari i komunës z.Rexhep Kuçi, ku njoftoj për zhvillimet dhe aktivitetet që gjatë javës kanë ndodhur në komunën e Suharekës.

Kuçi më tej shtoj se kryetari i komunës z.Sali Asllanaj dhe drejtori i drejtorisë për shërbime publike dhe emergjencë Nexhat Ramadani janë takuar me Menaxhmentin e Hidroregjionit dhe me disa kryetar fshatrash, ku në 10 fshatra do të rehabilitohet ujësjellësi, kurse ne 6 fshatra do të ketë ujësjellës të ri. Ky projekt financohet nga Qeveria e Kosovës, Qeveria Zvicerane dhe USAID-i.

Ndërkaq, për gjendjen e sigurisë në komunën e Suharekës ka raportuar zv.komandanti i stacionit policor në Suharekë, toger Afrim Sylaj, z.Sylaj raportoj se ka qen javë e qete dhe me pak raste te shënuara.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …