leoni

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, foli lidhur me ngritjen e nivelit të sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha njoftoi se 77 zyrtarë policorë dhe staf civil kanë dhënë dorëheqje gjatë vitit 2023

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha njoftoi se 77 zyrtarë policorë dhe staf civil kanë dhënë dorëheqje në vitin e kaluar. Në stacionet policore në veri të vendit, dorëheqje kanë dhënë 11 zyrtarë policor, ndërkaq këtë vit nuk ka pasur raste të tilla. Kështu tha drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i cili për më shumë se tri orë ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë. Ai foli edhe për situatën e sigurisë në veri të vendit, rastet e paraqitura pranë Policisë së Kosovës dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit. Pozitë e opozitë kanë ngritur çështjen e kushteve jo të mira të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, për çka u tha se në disa stacione janë duke operuar me numër të vogël të automjeteve. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se situata e përgjithshme e sigurisë në vend është e qetë, por në pjesën veriore vazhdon të mbetet e brishtë. Duke folur për  sulmin terrorist në Banjskë e sulme të tjera në veri të Kosovës, ai shtoi se gjatë vitit të kaluar kanë menaxhuar mbi 500 protesta në veri. Në paraqitjen e raportit të punës për vitin 2023, Hoxha para Komisionit për Çështje të Sigurisë theksoi se janë raportuar mbi 48 mijë raste pranë Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Milano: Fati evropian i Shqipërisë është për herë të parë në duart tona

Kryeministri i Shqipërisë dhe njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi me …