Theodora Bakojannis zgjidhet raportuese për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Sot takohet Komiteti për Politikë e Demokraci i Këshillit të Evropës, ku pritet të votohet raporti i Theodora Bakojanit, por Kosovën

Sot takohen anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës, me ç’ rast pritet të votohet raporti i Theodora Bakojanis, raportuese për Kosovën në Këshillin e Evropës. Në Kosovë presin që raporti të marrë dritën e gjelbër dhe të kalojë për shqyrtim në Asamblenë Parlamentare, i cili do t’i hapte rrugë më pas vendimit final nga Komiteti i Ministrave të Punëve të Jashtme. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, thotë për KosovaPress se rekomandimi i raportueses për Kosovën, zonja  Bakojanis është që Kosova të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës. Sipas tij, në raport theksohet se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet derisa hiqet edhe fusnota në referimin ndaj Kosovës. Krahas kësaj, Ahmeti thotë se janë duke lobuar intensivisht që Kosova të marrë votat e nevojshme për anëtarësim në KiE, derisa shton se sot kanë konfirmuar votën pro edhe të Malit të Zi, përkundër paralajmërimeve se deputetja, Maja Vukiçeviq, që është kryetare e delegacionit malazias në Asamblenë Parlamentare, do të votojë kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …