Në një intervistë të fundit në emisionin, me Adelina Ismajlin” në RTK, jugo-aktori, Enver Petrovci bëri disa deklarata që shkaktuan reagime të forta në opinionin publik. Në këtë intervistë, Petrovci ka vlerësuar shumë lartë Albin Kurtin, ndërkohë që ka shprehur urrejtje e nënçmime të ulëta për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deklaratat e tij kanë shkaktuar polemika për shkak të përçmimit që ai ka shfaqur kundër disa personaliteteve të rëndësishme të historisë së Kosovës. Veçanërisht, fjalët e tij për ish-drejtuesit e UÇK-së janë vlerësuar si ofenduese nga shumë individë dhe grupe. Të dhënat e fundit tregojnë se lavdërimet e Petrovcit për kreun e qeverisë së Kosovës mund të kenë një kontekst të veçantë. Sipas raporteve, ai është kompensuar financiarisht me 13 mijë euro nga Ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për shfaqjen “Pasaporta”, raporton Demokracia.com.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …