Themelimi i Asociacioni të komunave me shumicë serbe nuk është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ka thënë kryetarja, Vjosa Osmani. Ajo sqaroi gazetarët se raportuesja për Kosovën, Dora Bakoyannis, rekomandon se vendi i ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e këtij organizmi me të drejta të plota. Këto komentet e kryetares se shtetit të Kosovës erdhën pasi i dërguari amerika për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë dhënë REL-it më 15 mars, sugjeroi se Asociacioni dhe çështja e disa shpronësimeve në veri të Kosovës mund të nxirren si kushte shtesë nga disa shtete evropiane. Anëtarësimi i Kosovës në KiE u riaktivizua javët e fundit, pasi, me kërkesën e Qeverisë së Kosovës drejtuar Agjencisë Kadastrale për transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit, u konsiderua i përmbushur njëri prej kushteve kryesore për anëtarësim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …