leoni

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën e rregullt të KPF-së. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës Lulzim Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.

Në këtë mbledhje janë diskutuar shumë pika të rendit të ditës, në mesin e tyre ishte edhe raport i punës për vitin 2023, propozim – vendimi për plotësim – ndryshimin e vendimit Nr. 41, të datës 28.02.2022, për Zgjedhjen e Anëtareve të Ri të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), propozim – vendimi për aprovimin e kërkesave për blerjen e banesave për të cilat ekziston e drejta e parablerjes, propozim – vendimi për këmbimin e ngastrës kadastrale; 492-3 Z.K. Ferizaj, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 690-3 Z.K. Talinovc i Jerlive, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm të ngastrave kadastrale; 376-1 dhe 378-3 Z.K. Nerodime e Ulët, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 992-0 Z.K.Talinovc i Muhaxherëve, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm të ngastrave kadastrale; 667-1 dhe 667-2 Z.K.Talinoc i Muhaxherëve, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 286-0 Z.K. Talinovc i Muhaxherëve, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm të ngastrave kadastrale; 532-5 Z.K. Talinovc i Jerlive, pronë private, me pjesën e ngastrës kadastrale 690-3 Z.K. Talinovc i Jerlive, pronë e Komunës së Ferizajt.

Poashtu u shtuan edhe dy pika të tjera të rendit të ditës që pritet të diskutohen në mbledhjen e kuvendit të komunës që do të mbahet të premtën me 29 mars duke filluar nga ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …