Në Izbicë të Skenderajt u mbajt tubim përkujtimor në nderim të 25 vjetorit të Masakrës së Izbicës dhe viktimave të saj

Të enjtën në fshatin Izbicë të Skenderajt është mbajtur tubim përkujtimor në nderim të 25 vjetorit të Masakrës së Izbicës dhe viktimave të saj.

Me këtë rast, kryetari i Komunës, Fadil Nura bashkë me drejtorët komunalë dhe komandantin e UÇK-së, Jetullah Geci, kanë vendosur lule të freskëta te lapidari i ngritur në nderim të 147 të vrarëve, mes tyre pleq, gra, të rinj e fëmijë.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, kryetari Nura ka thënë se Masakra e Izbicës është dëshmi e përpjekjes serbe për shfarosjen e popullit shqiptar të Kosovës, gjatë luftës së fundit.

Ai shtoi se falë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjakut të dëshmorëve e martirëve, Kosova sot gëzon lirinë dhe pavarësinë e saj.

Në emër të familjeve të dëshmorëve të Kosovës, foli Xhavit Jashari, ndërkaq Xhavit Aliu foli për historikun e asaj që ndodhi me 28 mars 1999.

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të Masakrës së Izbicës!

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …