Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpiak deklaroi se Shqipëria nuk plotëson kriteret politike të jetë anëtare e NATO-s

Ish-kryeministri i Shqipërisë  Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpiak në aktivitetin dedikuar 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. deklaroi se Shqipëria nuk plotëson kriteret politike të jetë anëtare e  NATO-s. Opozita shqiptare ishte e para që kërkoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, nga të gjitha opozitat e vendeve ish-komuniste. Duhet të them dy fjalë përsëri. Gjatë këtyre 10 viteve, sigurisht qenka një bashkëpunim të qartë mes Shqipërisë dhe NATO-s. Dhe Shqipëria duhet të përmbushë çdo detyrim, pasi la detyrimet që kishte për buxhetin 2 për qind. E reduktoi buxhetin e mbrojtjes në shifra qesharake. Bazat e ushtrisë u bënë pre e mafies më të rrezikshme të Europës. Për dijeninë tuaj, ata që nisën përgatitjen për bazën e Kuçovës, u arrestuan pa asnjë motiv nga rilindësit sapo erdhën në pushtet. Sot, mendoj se në rrafshin politik, Shqipëria nuk plotëson më kriteret politike për të qenë anëtarë e kësaj aleance.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …