Pas miratimit të propozimit për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës nga Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, kryeministri, Isa Mustafa ka thënë se tani ju mbetet institucioneve të Kosovës që të krijojnë mundësi që qytetarët të lëvizin lirshëm. Sot, morëm një lajm shumë pozitiv nga Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, ku me shumicë të votave është aprovuar rekomandimi për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Tani institucionet do t’i adresojnë çështjet e mbetura dhe t’i krijojmë mundësi qytetarëve tanë të lëvizin të lirë në vendet e Bashkimit Evropian. Të punojmë së bashku që të arrijmë këtë sukses të përbashkët!, ka shkruar në mes tjerash në adresën e tij elektronike facebook, kryeministri, Isa Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …