Në seancën e djeshme, ku Kuvendi i Kosovës po diskutohej për pikat që nuk janë përfunduar gjatë muajit mars, kryekuvendari, Glauk Konjufca ka pyetur partinë në pushtet, nëse dëshiron t`i jep emrat e deputetëve për këtë komision, Vetëvendosja ka refuzuar sërish një propozim të tillë. Votimi për themelimin e Komisionit hetimor parlamentar mbi përgjegjësitë e ekzekutivit të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin Dehari dhe çdo veprim apo mosveprim i kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti. Konjufca tha se të gjitha grupet parlamentare kanë dhënë propozimet e tyre, përveç Vetëvendosjes e cila nuk ka pranuar t i japë emrat. Me këtë rast sërish është shtyrë kjo pikë e rendit të ditës pikë derisa Lëvizja Vetëvendosje t’i jep emrat dhe kur se paku i kemi edhe partitë opozitare të pranishëm që të votojnë, ka thënë Konjufca.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …