Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me Serbinë, duke theksuar se ky dialog nuk po përparon në drejtimin e njohjes reciproke, që ishte synimi fillestar. Ai ka folur për Milan Radoiçiqin, i cili  ishte organizatori i një sulmi agresiv në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. Bedri Hamza ka shprehur dyshime në lidhje me komunikimin e vazhdueshëm me shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, edhe pasi Radoiçiç, ishte futur në listën e zezë. Vilat në veri i ka bërë viteve të fundit. Kush ka folë me të edhe pasi që është futur në listën e zezë. Dihet kush ka folur. Është publike që shefja e GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka pasur bisedime dhe komunikim dhe për çfarë çështje. Bedri Hamza, ka drejtuar  pyetje në lidhje me temat që janë trajtuar në kuvend dhe ka shprehur dyshime për përmbajtjen e bisedimeve për çështjet e veteranëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …