Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka vlerësuar miratimin e raportit të raportueses për Kosovën nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës si një lajm të shumëpritur. Ajo, ka theksuar se ky hap është dëshmi e besimit të Kosovës në vlerat e larta të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Ajo gjithashtu ka falënderuar përpjekjet e delegacionit shqiptar për të mbështetur Kosovën në këtë rrugë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Spiropali ka shprehur angazhimin e qeverisë dhe shumicës parlamentare të Shqipërisë për të vazhduar mbështetjen e plotë për Kosovën në procesin e saj drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe organizatat ndërkombëtare të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Behxhet Sh. Shala-Bajgora: Vetëvendosja, nuk do të arrijë më shumë se 30% të votave në zgjedhjet e ardhshme
Analisti dhe veprimtari, Behxhet Sh. Shala-Bajgora ofron një analizë të ashpër dhe kritike mbi gjendjen …