U mbajt takimi i radhës së KKSB-së në Suharekë

Anëtarët e KKSB-së ( Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi) në takimin e rregullt të mbajtur të enjten, të cilin e kryesoi kryetari i Komunës së Suharekës, z.Sali Asllanaj kanë diskutuar për disa tema të rëndësishme, si angazhimi i policisë për çështje të sigurisë gjatë sezonit të dasmave, parapërgatitjet dhe mobilizimi i qytetarëve për mbrojtje nga zjarri gjatë sezonit veror, tema tjetër vetëdijesimi nga minat dhe mjeteve tjera të pa shpërthyera nga lufta si dhe ushtrimi i kontrollit të trafikut rrugor për të zvogëluar aksidentet me fatalitet.

Për temën e parë pas disa diskutimeve u tha se do të shtohen masat e sigurisë gjatë ditëve kur do të vijnë bashkatdhetarët tanë. Për këtë policia ka Planin operativ Sezona verore. Si rekomandim doli, që të organizohen emisione informative dhe të vetëdijesohen qytetarët që të festojnë mirë dhe dinjitetshëm gjatë sezonës së verës dhe dasmat ti festojnë me zemër jo me armë.

Ndërsa në pikën e dytë u rekomandua që të ketë shtim të masave për parandalimin e zjarreve, si rekomandim doli që të gjitha instancat përgjegjëse ti koordinojnë punët e tyre sa më mire që të kemi sa më pak raste të djegies së pyjeve.

Në pikën e tretë u rekomandua që me fillimin e vitit të ri shkollor te njoftohen nxënësit me fletushka dhe me mjete tjera në shkollat e këtyre zonave ku dyshohet për mjete të pa shpërthyera .

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …