leoni

U mbajt mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit

Udhëhequr nga Kryesuesi Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit mars, e treta e rregullt për këtë vit kalendarik.

Të pranishëm në seancë përveç kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, mediat që monitorojnë seancën dhe përfaqësuesit e OSBE-së.

Si çdo herë, fillimi i seancës u karakterizua me pyetje të kuvendarëve për kryetarin e komunës, respektivisht ekzekutivin.

Pyetjet dhe diskutimet ishin rreth bartjes së mjeteve nga viti 2022 dhe 2023, në vitin 2024, mundësia që rruga Hamoc – Celinë të shtrohet me shavorr

”Shtëpia e Verës” Bërnjak – promovimi i turizmit dhe kërkesat për dhënien në shfrytëzim

Lokacioni i stadiumit të qytetit – Rahovec

Vendosja e fotografive në varrezat e dëshmorëve në Celinë

Mundësia e rregullimit të rrugës Fortesë – Celinë

Shërbimet e QKMF-së në Rahovec – orari i pediatrisë

Sheshi qëndror – hidroizolimi

Në pyetjet e parashtruara, anëtarët e kuvendit morën përgjigje konkrete nga kryetari i komunës, nënkryetari dhe drejtorët e drejtorive komunale.

Me propozim të asambeistit Defrim Kafexhiu, pika e dytë standarde e rendit të ditës u riemërua, duke iu shtuar edhe fjala “diskutime” – (Pyetje, përgjigje dhe diskutime në pyetje të kuvendarëve).

Propozimi i asambleistes Shqipe Kryeziu, ishte që pikërisht kjo pikë të jetë si pikë standarde, por në rend dite të jetë e fundit.

Propozimet u votuan me shumicë votash.

RENDI I DITËS me 12 pika:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

2. Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve

3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për bartjen e mjeteve vetanake të pashpenzuara nga viti 2022 dhe 2023, në vitin 2024

4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndarjen e P-02658-0 ZK-Rahovec dhe formimi i parcelës së re në emër të Komunës së Rahovecit

5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër nga 1-15 vjet për organizatat e shoqërisë civile, P-00301-3 ZK-Bërnjak

6. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P-00301-3 ZK-Bërnjak

7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për subvencionimin e mbulimit të shpenzimeve të varrimit për vitin 2024

8. Shqyrtimi i propozim-vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e stadiumit në Rahovec;

9. Shqyrtimin i Raportit të Komitetit të Auditimit të Brendshëm

10. Shqyrtimi i informatës për menaxhimin e Aseteve Komunale

11. Shqyrtimi i informatës mbi listën e pronave komunale dhe menaxhimi i tyre

12. Shqyrtimi i informatës rreth Programit për Banim për vitin 2023.

Në mbledhjen e sotme, ishte një pikë shtesë:

Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit 01Nr.197/24 i datës 29.02.2024 për plotësimin e listës rezervë për emërtimin e rrugëve dhe shesheve në Komunën e Rahovecit.

Seanca u cilësua me angazhim dhe efikase.

Pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe njëzëri nga anëtarët e kuvendit

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …