Kuvendi komunal i Skënderajt miraton të gjitha pikat e rendit të ditës

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE-ja.

Në seancën e sotme janë shqyrtuar këto pika të rendit të ditës:

– Propozim vendimi për bartjen e mjeteve financiare nga kategoria e rezervave në kategorinë e investimeve kapitale

– Propozim vendimi për themelimin e komisionit komunal për ndarjen e banesave për familjet e dëshmorëve

– Propozim vendimi për themelimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave përkitazi me ndarjen e banesave për familjet e dëshmorëve

– Propozim vendimi për themelimin e komisionit për zgjedhjen e këshillave të fshatrave.

– Propozim vendimi për themelimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave përkitazi me zgjedhjen e këshillave të fshatrave

– Propozim vendimi për miratim të Strategjisë Komunale për Zhvillim Ekonomik Lokal 2024-2028.

Pas diskutimeve dhe pyetjeve nga ana e anëtarëve të Kuvendit, si dhe sqarimeve të nevojshme nga kryetari Nura dhe drejtorët respektiv, Kuvendi ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …