Nënkryetari i “Vetëvendosjes”, Driton Çaushi, thotë se do ta kundërshtojnë ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, pavarësisht kushtit për liberalizim të vizave. Sipas tij, opozita do ta zgjedhë opsionin për ruajtjen e territorit, pasi që, siç thotë ai, liberalizimi i vizave me BE-në u takon qytetarëve pa falur tokë. Driton Çaushi, thotë se Kosova nuk duhet të jetë vendi i vetëm në Evropë që jep territore për të fituar liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian, ka nënvizuar Çaushi duke shtuar se opozita në Kuvend do të bëjë çmos që ta mbrojë territorin e Kosovës. Opozita nuk ndjehet fajtore nëse nuk ndodh liberalizimi i vizave për qytetarët edhe këtë vit, pas që, sipas tij, BE-ja ka kërkuar nga liderët kosovarë që për të fituar liberalizimin e vizave të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin. “Normalisht që për Mustafën, Thaçin dhe Veselin ky kusht nuk është prioritar, sepse po të luftonin krimin dhe korrupsionin i bie që do ta luftonin veten, ka thënë Çaushi, në një intervistë për “Zëri”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …