Në Dallas të Amerikës pesë oficerë policie janë goditur për vdekje, shtatë të tjerë të plagosur

Në Dallas të Amerikës pesë oficerë policie janë goditur për vdekje, shtatë të tjerë të plagosur

Gjatë kohës kur disa qindra persona kishin dalë për të protestuar, në shenjë kundërshtimi për  vrasjen e dy shtetasve zezakë amerikanë, situata ka eskaluar me dhunë, me ç rast janë vrarë pesë policë dhe shtatë të tjerë kanë marrë lëndime të rënda. Burime zyrtare bëjnë me dije se oficerët e policisë janë goditur me snajper gjatë kohës që po mbikëqyrnin protestën. Aktualisht policia po negocion me një të dyshuar, i cili ndodhet në një parking makinash dhe po kërcënon se do të sulmojë sërish. Gjatë momentit që policia iu afrua zonës, ai ka  hapur zjarr në drejtim të oficerëve. I dyshuari ka thënë gjithashtu se ka një sasi të madhe eksplozivi dhe se do ta aktivizojë lëndën plasëse në rast se policia do të afrohet. Autoritetet raportojnë se hetuesit po marrin në pyetje personat e ndaluar, por në bazë të komunikatës së tyre, ata nuk po bashkëpunojnë për të ndihmuar në zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Të dyshuarit kanë sulmuar në shenjë hakmarrjeje kundër vrasjeve gjatë dy ditëve të fundit në Minesota dhe Louisiana, ku dy zezakë  janë vrarë  me gjakftohtësi nga policia. Ky krim i policisë ka shkaktuar edhe protesta masive në shumë shtete amerikane. Diskriminimi racor në Amerikë, nuk është vetëm e kaluara e saj e hidhur e historisë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …