leoni

Ahmet Qeriqi: Forcat serbe kanë avansuar në drejtim të pozicioneve tona. Nga çasti në çast pritet sulmi në drejtim të fshatrave të Drenicës jugore (31 mars, 1999)

Ahmet Qeriqi: Forcat serbe kanë avansuar në drejtim të pozicioneve tona. Nga çasti në çast pritet sulmi në drejtim të fshatrave të Drenicës jugore (31 mars, 1999)

Edhe sot së bashku me Nezirin jemi nisur në rrugëtimin  tonë të përditshëm. Në hyrje të Grykës së Gashit ka filluar një valë tjetër e të dyndurve. Po kështu po ndodh edhe në Grykën e Kizharekës dhe në Grykën e Thatë.

Serbët tanimë po përgatitën për të na sulmuar nga Komarani, nga Çukat e Sankocit si dhe nga drejtimi i Magurës. Luftëtarët e të dy batalioneve tona po qëndrojnë të patundur nëpër istikame. Ata janë të vetëdijshëm se nuk mund të zhvillojnë luftë kundër njësive të motorizuar por janë vënë në hyrje të grykave me qëllim të mos e lëshojnë depërtimin e këmbësorisë armike.

Kemi dalë në Rrafshnaltë në mes të Fshatit të Ri dhe të Divjakës. Nga ajo lartësi vërehet Dukagjini, Drenica dhe një pjesë e Rrafshit të Kosovës.

Serbët po granatojnë nga distanca. Ka rrezik të godasin popullatën e zhvendosur. Drejt Rrafshnaltës janë drejtuar edhe shumë banorë të fshatrave Arllat, Tërpezë dhe Lladrovc. Dyndje të pjesërishme ka edhe nga fshatrat e tjera si Lladroviq, Senik, Banjë, Bellanicë, Ngucat e Bllacë.

Edhe sot kemi transmetuar një program të shkurtër të lajmeve.

Pastaj së bashku me Nezirin jemi nisur në rrugë drejt Grykës së Nekocit.

Fillimisht jemi nisur nëpër një pllajë në anën e Grykës së Thatë, me qëllim që të depërtojmë shkurt drejt Grykës së Gashit. Ndërkohë kemi humbur rrugën dhe kemi dalë në anën perëndimore të Grykës së Thatë. Pas dy tri orë rrugëtimi nëpër pllaja malesh kemi arritur më në fund të lëshohemi një rrëpire të rrezikshme drejt Grykës. Në vendin e caktuar e kemi takuar Ali Mullinin.

Fshatrat rrëzë maleve janë boshatisur.

Tek tuk ka mbetur ndonjë burrë i moshuar, i cili përkujdeset për bagëtinë.

Edhe fshatarët e Baicës së Kolshit kanë mësyrë Grykën e tyre. Vetëm Shala dhe Krojmiri ende nuk janë dyndur por presin të dyndën nga çasti në çast.

Kësaj radhe  shumica e banorëve të zhvendosur janë shumë më mirë të përgatitur. Ata tashmë kanë fituar përvojë edhe në sajimin e tendave dhe krijimin e ambienteve më funksionale…

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Nga 500 uniformat që kanë arritur në Shtab, vetëm 50 janë ndarë për ushtarët e Batalionit Ruzhdi Salihu (E mërkurë 18 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Nga 500 uniformat që kanë arritur në Shtab, vetëm 50 janë ndarë për ushtarët e Batalionit Ruzhdi Salihu (E mërkurë 18 nëntor, 1998)

Sot qysh në mëngjes kam filluar ta hartoj një rrëfim jetëshkrues për Jetë Hasanin. E …