Mediumi gjerman “DerWesten” shkruan se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin po vë bast për një luftë të re në Evropë. Ky medium shkruan më tutje se kjo ide ka për qëllim për ta zhvendosur vëmendjen nga lufta në Ukrainë dhe për të dobësuar mbështetjen perëndimore. Sipas “DerWesten”, Ballkani Perëndimor është më i përshtatshëm për këtë qëllim. “Kohët e fundit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërcënuar hapur se do të sulmojë Kosovën. Për këtë, ai vazhdimisht refuzon të nënshkruajë marrëveshjen e Brukselit për “veprim dypalësh” midis Serbisë dhe Kosovës, e cila duhet të sigurojë marrëdhënie paqësore. Edhe për rajonin, Shtetet e Bashkuara kanë parashikuar një rrezik më të lartë të dhunës, paralajmërojnë ekspertët. Kjo do të kishte avantazhe të mëdha për Putinin, andaj Rusia nuk ka nevojë të dërgojë ushtri në rajon. Ajo thjesht duhet të mbështetet në Serbi për të përhapur dhunën dhe pasigurinë” alarmon mes tjerash mediumi gjerman “DerWesten”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …