Me mbledhje përkujtimore dhe homazhe u përkujtua 25 vjetori i “ Masakrës së Burimit”

Sot 25 vite më parë, në Komunën e Malishevës, ka ndodhur masakra më e madhe, ajo tek Vrella e Mëhillit në Burim, ku mizorisht janë vrarë e masakruar 42 qytetarë, kryesisht të fshatrave Astrazup dhe Dragobil.

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, është mbajtur një mbledhje përkujtimore dhe janë bërë homazhe në varrezat e martirëve në Dragobil dhe në vendin e rënies në Burim.

Në mbledhjen përkujtimore, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në fjalën e tij, me rastin e përkujtimit të të rënëve në këtë masakër, mes tjerash ka thënë se për këtë krim të rëndë të kryer nga pushteti politik dhe ushtarak serb, mbi popullatën e pafajshme, nuk është dënuar askush, as kryesit e as urdhërdhënësit, dhe si kryetar i komunës, do të angazhohem në zbardhjen e këtij krimi makabër dhe dënimin e atyre që kryen këtë masakër, të cilët duhet të dënohen për çdo vrasje të paramenduar, që kanë shkaktuar pa zgjedhur, pleq e plaka, të rinj, të pa lëvizshëm po edhe foshnje dhe për këtë ne dhe drejtësia duhet t’i jap përfundim, me dënim të kryrësve të masakrës mbi njerëzit e pafajshëm, pse vetëm ishin shqiptarë, në tokën dhe shtëpitë e veta”. Më pas, kryetari Kastrati, gjatë fjalimit të tij, tha se ky krim, ishte hakmarrje ndaj popullatës shqiptare, për shkak të përkrahjes që populli i dha luftës çlirimtare. Kjo ishte masakra më e madhe në komunën tonë dhe familjarët kërkojnë drejtësi, ka thënë kryetari Kastrati.

Edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Argjend Thaçi, në fjalën e rastit, tha se kjo masakër, sikur edhe tjerat, janë dëshmi që i pa e tërë bota, se në Kosovë por kryhej gjenocid. Serbia, vrau fëmijë, gra e pleq, por asnjëherë nuk mundi ta vras idealin e popullit shqiptar, për liri dhe pavarësi.

Në këtë mbledhje përkujtimore, edhe përfaqësuesi i organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, Metush Kryeziu, e cilësoi si krimin më të rëndë të pushtetit serb, ndaj popullatës shqiptare. Më pas foli edhe Haki Kosumi si përfaqësues i shoqatës për të të zhdukurit me dhunë nga shteti dhe ushtria e policia pushtuese serbe, ndërsa në emër të familjarëve të 42 të vrarëve në këtë masakër, Adem Morina, i ka falënderuar të gjithë për këtë përkujtim dhe për respektin e treguar në vazhdimësi, për ngjarjen si dhe tha se kjo maskër të na mobilizoj edhe më shumë, se është masakra që në kujtesën tonë edhe pas 25 viteve, na rrëfehet se pushtuesi serb arsyeton krimin dhe kriminelet i lanë në liri, por ne dhe shteti ynë duhet të veprojmë më fuqishëm që të dënohen kriminelët edhe në mungesë fizike.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …