BDI konfirmon listat për deputetë dhe mbështetjen për Frontin Europian e kandidaturën e Osmanit për president

BDI konfirmon listat për deputetë dhe mbështetjen për Frontin Europian e kandidaturën e Osmanit për president

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim mbajti në Tetovë, mbledhjen e gjashtë në të cilën u diskutua mbi Frontin Europian, zgjedhjet presidenciale si dhe u përcaktuan listat e kandidateve për deputetë. Kryetari Ali Ahmeti njoftoi anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të BDI mbi formimin e Frontit Europian dhe programin e përbashkët të koalicionit për integrim europian dhe ndalim të ndikimeve ruse në vendin dhe rajonin tonë. Ndryshimet kushtetuese, integrimi europian, fqinjësia e mirë, lufta e pakompromistë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, marrëveshja kornizë ekonomike, janë kryefjala e programit të përbashkët. Njëzëri, Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së, mbështet formimin e Frontit Europian dhe kandidaturën e përbashkët për president të Bujar Osmanit.

 Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së konfirmoi listat për kandidat për deputet të Frontit Europian të prezantuara nga kryetari Ahmeti, që përfshijnë:

 Zona e I-rë zgjedhore, bartës liste Blerim Bexheti

Zona e II-të zgjedhore, bartës liste Sadulla Duraku

Zona e III-të zgjedhore, bartës liste Sulejman Baki

Zona e IV-të zgjedhore, bartës liste Enver Husein

Zona e V-të zgjedhore, bartës liste Ziadin Sela

Zona e VI-të zgjedhore, bartës liste Ali Ahmeti

 

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim fton të gjithë anëtarët e BDI dhe të gjithë qytetarët që të mbeshtesin Frontin Europian dhe kandidaturën tonë për zgjedhjet presidenciale të Dr. Bujar Osmanit.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …