Kryeministri Kurti, ka akuzuar Serbinë se po vazhdon të mohojë krimet e kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë

Kryeministri Kurti, ka akuzuar Serbinë se po vazhdon të mohojë krimet e kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti ka akuzuar Serbinë se po vazhdon të mohojë krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga forcat e saja kriminale edhe 25 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë. Ai ka thënë se mbi 950 shqiptarë janë nxjerrë  nga pesë varreza masive në Serbi e janë nxjerrë nga lumenjtë e liqenet ku Beogradi zyrtar u mundua të fshihte të vërtetën e saj. “Ende mungon pranimi i së vërtetës nga Serbia dhe drejtësia për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Si Qeveri e Republikës së Kosovës, ritheksojmë zotimin tonë për të mos reshtur së kërkuari ndriçimin e së vërtetës dhe drejtësi për krimet e luftës,” ka shkruar Kurti në Facebook. Ai ka përkujtuar se më 31 mars 1999, në shtëpinë e familjes Kumnova në Gjakovë, forcat serbe rrëmbyen dhe vranë gjashtë burra e djem civilë. Pasi i rrëmbyen, ata i vranë dhe i zhdukën. Serbia ua rrëmbeu edhe kufomat, në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit, ka shkruar Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …