Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka deklaruar se kjo parti preferon të shkojë në zgjedhje të vetme për të shpejtuar ndryshimet në udhëheqjen e qeverisë së tanishme, duke shprehur bindjen se janë të gatshëm të marrin përgjegjësinë e qeverisjes. Në anën tjetër, AAK-së, përfaqësohet nga deputetja Time Kadriaj, e cila tregon qëllimin e tyre për të formuar një bllok opozitar dhe të bëjnë koalicion me partitë e tjera në opozitë. Ndërsa LDK-ja, sipas deputetes Rrezarta Krasniqi, shpreh optimizmin se kryeministri i ardhshëm do të jetë nga radhët e kësaj partie duke bërë të ditur se janë të përgatitur për të qeverisur dhe kanë një plan program të gatshëm për të përmbushur nevojat e qytetarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …