Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur lidhur me takimet që kishte javën e kaluar me kryenegociatorët në kuadër të dialogut. Lajçak, me këtë rast ka shkruar se të dy kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të takohen sërish këtë javë në Bruksel. Java e kaluar ka qenë e shkurtër edhe pse intensive. Të hënën prita në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe të Serbisë, drejtorin Petkoviq, për të vazhduar diskutimet tona për gjetjen e një zgjidhjeje të zbatueshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Në përgjithësi, ka qenë një takim i dobishëm. Të dyja palët patën mundësinë të shpjegojnë idetë dhe qëndrimet e tyre. Lajçak tha se nga takimi i kësaj jave që do të mbahet të enjten në Bruksel shpreson se Kosova dhe Serbia do të jenë në gjendje të kapërcejnë mosmarrëveshjet e mbetura. Përdorimi i dinarit për pagesa me para të gatshme në Kosovë u ndalua më 1 shkurt, nga Qeveria-Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …