Emin Musa: Riza Haziri, intelektual, luftëtar i lirisë, shkrimtar, veprimtar e atdhetar

Përshkrim i shkurtër i jetës dhe veprimtarisë së Riza Sahit Hazirit

Rizah Haziri u lind në Kaçanoll, më 26.8.1954, në një familje të madhe dhe bujare! U rrit me thermia elbi e misri në një familje shumë adimiruese dhe me elan të veprimit.  Me përkrahjen e familjes, Riza merr rrugën e dijës dhe shkollimit, nga fshati i lindjës e deri në Universitetin e Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen-gjimnazin në Mitrovicë, ndërsa në Prishtinë mbaron Fakultetin Filologjik, dega gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Në të gjitha nivelet e shkollimit, Riza ishte i dalluar dhe motivues për të tjerët. Të gjitha nivelet e shkollimit i mbaroj më sukses maksimal.

Për ti kthyer shërbimin familjes dhe fshatit të lindjes edhe pse mund të punonte në shkolla të mesme, Riza punoj në shkollën e fshatit që nga viti 1975, fillimisht si arsimtar e mandej si drejtor deri në vitin 1998, pastaj vazhdoj si profesor në gjimnazin e Mitrovicës. Në shkollën e fshatit ku punoi deri në fillim të luftës, Riza kishte krijuar një atmosfere pune e uniteti që ja kishin lakmi edhe shkollat e qytetit, prandaj ishte i dashur dhe respektuar nga banorët, nxënësit dhe arsimtarët. Nga viti 1989, kur ndodhën ndryshimet kushtetuese, grevat e minatorëve dhe lëvizjet për liri e demokraci, Riza u rreshtua zëshëm dhe veprues në anën e popullit, rinisë studentore dhe kundër regjimit serbo-jugosllav. Më fillimin e organizimit të UÇK-së në Shalë, Riza rroku armën , formoi njësitin e pare të UÇK-së në fshat, bashkë me disa veprimtarë dhe ju priu djemëve që dikur ju kishte dhënë dije në bankat e shkollës e tani po i drejtonte në luftën për liri. Gjatë gjithë periudhës së luftës ishte zavendëskomandant i Batalionit të Parë të Brigadës “Mehë Uka” të ZOSH, detyrë të cilën e kreu më përkushtim, trimëri, ndershmëri dhe zgjuarsi.

Pas mbarimit të luftës ju kthye profesionit në arsim, fillimisht si professor e pastaj drejtor i gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë. Edhe atje u dallua për punë të palodhëshme, drejtësi e profesionalizëm.

Aftësitë organizative në luftë, trimëria e treguar dhe afria me ushtarët e lirisë e nxorën edhe kryetar të OVL të UÇK-së për komunën e Mitrovicës, në disa vite pas luftës, nga viti 2003 deri në vitin 2008.

Riza Haziri ishte edhe drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Mitrovicës nënkryetar i Komunës së Mitrovicës dhe shumë funksione të rëndësishme, por kurr nuk u nda nga hallet dhe gjiri i popullit. Modestia, zemërgjersia dhe humaniteti e përcollën gjatë gjithë jetës, pavarësisht pozitave që pati!

Përveq kontributit në arsim, në jetën politike dhe në luftën e UÇK-së, Riza u mor edhe me letërsi, madje që nga bankat e shkollës fillore, posaqerisht me letërsi për fëmij. Ai ka të botuara shumë shkrime në revistën Shkëndija dhe revista e gazeta tjera si dhe disa libra me poezi dhe prozë për fëmijë. Ishte anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe bashkëautor i revistës mitrovicase “Fjalë e Valë”. Madje Riza kishte shkruar një poezi satirike pasi kishte rënë në spital, nga sëmundja (KOVID) që ja mori jetën dhe e kishte titulluar “Kur dola pozitiv”.

Riza nuk u ndal së vepruari si activist dhe shkrimtar deri në goditjën e rëndë që i dha sëmundja fatale, në Mars të vitit 2021, ndërsa u shua nga jeta natën, në mes Një e Dy Prillit 2021. U varroa me nderime të larta ushtarake dhe shoqërore më Dy (2) Prill 2021 në Varrezat e të Merituarve në Shipol të Mitrovicës pranë bashkëluftëtarëve dëshmorë dhe figurave të merituara të Mitrovicës me rrethinë. Edhepse ishte kohë pandemie dhe ishin të ndaluara tubimet në masë, nuk ndaluan qindra shokë, bashkëluftëtarë, nxënës e qytetarë të marrin pjesë në varrimin e Rizës, ngase kishte lënë gjurmë në qdo vend ku kishte jetuar e punuar!

Jeta dhe veprimtaria e Rizah Hazirit ishte shumëdimenzionale, e mbushur me veprimtari intelektuale, arsimore, luftarake, patriotike e humane, por ajo që e bëri edhe më madhështor këtë njeri ishte karakteri fisnik i pandryshueshëm, pavarësisht pozitave dhe gradave në shoqëri, prandaj Rizën do ta kujtojnë me mall e respekt jo vetëm familjarët, miqtë dhe të afërmit, por edhe mijëra ish nxënës, bashkëpunëtorë e kolegë, ushtarë e eprorë, profesorë e shkrimtarë dhe secili që pati rastin ta njoh nga afër.

Lavdi jetës dhe veprës së Riza Hazirit! I përjetëshem do të jetë kujtimi për Të! Nga shoku i jetës, punës dhe luftës, Emin Musa.

 

Poezia që shkroi nga shtrati i spitalit pak para vdekjes

KUR DOLA POZITIV

Urime e gëzuar më tha gruaja

Për herë të parë dole pozitiv

Dhe vazhdoi duke bërë shaka

Pata menduar se do mbetesh gjithmonë negativ

 

Ashtu qoftë edhe për ty moj grua

Pozitiv e negativ është vetë jeta

Edhe plusi edhe minusi

Ka të këqijat dhe të mirat e veta

 

Nuk po bëj shaka e kam me gjithë mend

Dhe nga goja i doli shprehja “shpirti im”

Kam patur mall ta kalosh ditën në shtëpi

Tash do kalojmë pa tjetër në izolim.

 

Kjo vërtet qenka bukur s’e paskam menduar

Pa polet plus e minus nuk do kishim fare energji

Kam frikē se pa plusin e minusin

S’do kishte  kuptim as fjala dashuri.

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …