Pas miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë nga ana e Qeverisë, ka pasur reagime të shumta

Pas miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë nga ana e Qeverisë, ka pasur reagime të shumta

Pas miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë nga ana e Qeverisë, ekspertët thonë se është në kundërshtim me parimet moderne të Administratës Publike dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, ka pasur reagime edhe nga partitë opozitare, duke paralajmëruar se do ta dërgojnë përsëri në Kushtetuese. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se janë ndjekur praktikat më të mira evropiane për sa i përket këtij projektligji. Ema Pula, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë për Radio Kosovën se e gjithë procedura e miratimit të këtij projektligji ka qenë jotransparente. Ajo theksoi se një proces i tillë është realizuar në heshtje të plotë, duke mos u përfshirë aktorët dhe në kundërshtim me rregullat dhe parimet për konsultime publike, pasi i njëjti nuk është publikuar në platformën për konsultime publike. E për sa i përket përmbajtjes, projektligji jo vetëm që nuk ka ndjekur aktgjykimin ose urdhrin e përcaktuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, i njëjti po ashtu bie ndesh me parimet moderne të administratës publike. Kjo duke filluar me faktin që ky projektligj përjashton nga fusha e veprimit disa institucione tipike, e që është në kundërshtim me parimet e SIGMA/OECD”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Në Rashkë të Serbisë po kryhen trajnime të grupeve të caktuara për të destabilizuar situatën në Kosovë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu akuzon Qeverinë Kurti për paaftësi, mashtrime dhe kauza të rrejshme

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, duke e …