Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në bisedë me gazetarin anglez, Alastair Campbell dhe ish-ministrin britanik, Rory Stewart, ka deklaruar se ka bërë shumë kompromise në negocimet me ndërkombëtarët dhe Serbinë, përmes dialogut të Brukselit dhe detyrimeve që dalin nga marrëveshjet e arritura atje. Gazetari, Campbell thotë se nëse shikohet mirë rrugëtimi i tij atëherë vërehet se ai jo që ka bërë kompromise, por ka bërë shumë madje. Stewart e pyeti Kurtin se cili është qëllimi dhe benefiti i stilit të të bërit politikë të jashtme dhe në përgjithësi politikë “konfrontuese”. “A është kjo qasje e jotja, kjo qaje konfrontuese, a është pjesë e personaliteti tënd, apo është teknikë politike. A besoni se mund të arrini më shumë për qytetarët tuaj duke mos bërë kompromise. Kurti u përgjigje se ka ërë kompromise, por janë harruar dhe janë vënë në hije Nëse shihni nëpër çfarë kam kaluar, do të shihni se kam bërë shumë kompromise”, pohoi ai. Në përgjithësi Kurti ka pranuar në vazhdimësi kërkesat nga ndërkombëtarët, por këtë e bën pasi paraprakisht jep një kundërshtim fillestar, çka krijon më pas edhe tensione me bashkësinë ndërkombëtare. Tensione këto që kanë çuar deri te vendosja e sanksioneve të ndryshme nga Bashkimi Evropian dhe masa të tjera shtrënguese nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.(AlbanianPost)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …