Ibrahim Januzi: Mungesa e mjeteve për punë ndalon aktivitetin në ‘Trepçë’, krijon krizë të thellë për ndërmarrjen dhe punëtorët

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të “Trepçës”, Ibrahim Januzi, njofton se aktiviteti punues në ndërmarrjen “Trepça” është ndalur për një muaj për shkak të mungesës së mjeteve për punë. Mungesa e mjeteve të eksplozivëve ka çuar në humbje milionëshe për ndërmarrjen. Januzi bën të ditur se mungesa e furnizimeve bazike, si mjete shpërthyese dhe derivatet e naftës, ka paralizuar veprimtarinë e ndërmarrjes. Kjo mungesë ka detyruar minatorët të punojnë vetëm në aktivitete të kufizuara, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme për ndërmarrjen. Sipas tij, mungesa e mjeteve për riparime dhe ndërhyrje teknike ka bërë që minatorët të punojnë vetëm në punime të përkohshme, duke lënë pas aktivitetin minerar, që është burimi kryesor i të ardhurave për ndërmarrjen. Situata është shqetësuese për sindikatën dhe minatorët, duke paraqitur një sfidë të madhe për të ardhmen e ndërmarrjes dhe për punësimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …