Hatixhe Hoxha nga Shoqata Autizmi, në një konferencë për Ditën Botërore të Autizmit, shprehu shqetësimin e shoqatave për mungesën e një databazë për personat me autizëm në Kosovë dhe bëri thirrje për miratimin e një ligji gjithëpërfshirës për ta. Ajo, gjithashtu theksoi mungesën e asistenteve në shkolla dhe trajnimet e nevojshme për edukatorët në çerdhe dhe kopshte. Blerta Perolli, prodekane në Fakultetin e Edukimit, nënvizoi rëndësinë e ndërhyrjes në fëmijëri të hershme për fëmijët me autizëm, duke theksuar se kjo ndikon në zhvillimin e tyre dhe përmirëson rezultatet. Nga ana tjetër, Habit Hajredini, drejtor i Zyrës për qeverisje të mirë në Zyrën e Kryeministrit, njoftoi për finalizimin e strategjisë nacionale për personat me aftësi të kufizuara. Ai gjithashtu nënvizoi përkushtimin e Qeverisë në zbatimin e legjislacionit dhe në sigurimin e trajtimit të barabartë për këtë kategori të popullsisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …