Në Hoqë të Vogël të Rahovecit u nderua sakrifica e 9 dëshmorëve dhe 34 martirëve

Sot, bashkë me familjarë, përfaqësues të OVL-së, bashkëluftëtarë e qytetarë të shumtë, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi nderoi sakrificën e 9 dëshmorëve dhe të 34 martirëve nga Hoça e Vogël.

Ky fshat i vogël, por me zemër të madhe, e pagoi shtrenjtë çmimin e lirisë, sepse hordhitë serbe mësynë mbi popullin e paarmatosur, më 2 prill të vitit 1999, duke vrarë gra e fëmijë, të rinj e pleq dhe duke shkretuar gjithçka që u dilte përpara. Prandaj, këto varre bëjnë që lidhja jonë me tokën të jetë më e fuqishme dhe ne nuk do ta harrojmë kurrë gjakun e derdhur dhe vajin e fëmijëve e lotin e nënave mbi varre.

Lavdi e përjetshme atyre që u flijuan për liri!, deklaroi mes tjerash i pari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Pamjet nga ky aktivitet mund ti percjelljni duke klikuar ne linkun e mëposhtëm:

Long URL: https://www.facebook.com/SmajlLatifi50/videos/355901934093374

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …