leoni

Projekti për ndërtimin e rrugëve me kubëza për banorët e Lagjes së III-të në Skenderaj drejtë përfundimit

Po shkon drejtë përfundimit projekti i premtuar për banorët e Lagjes së III-të të qytetit të Skenderajt, për ndërtimin e rrugëve me kubëza në të gjitha degëzimet e saj.

Kryetari i Komunës, Fadil Nura, bashkë me drejtorin për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, ku ishte i pranishëm edhe anëtari i Kuvendit, Ali Lutfiu, kanë mbikëqyrë të martën ecurinë e punimeve në kuadër të këtij projekti.

Kanë mbetur edhe disa degëzime, që ky projekt, i cili ishte premtim i kryetarit Nura, të përmbyllet me sukses, dhe se kjo lagje të ketë infrastrukturë të rregulluar rrugore.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …