BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Të etur për pushtet, VMRO-DPMNE në vazhdimësi po sfidon bashkëjetesën dhe tolerancën ndëretnike, duke shkaktuar huti në opinion se pikërisht ajo na qenka partia që mund të vendos se cila parti shqiptare është e denjë për partneritet qeverisës. Në një deklaratë për media, nënkryetari i VMRO-së, Aleksandar Nikollovski, tha se “Bashkëpunimi ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së pas zgjedhjeve është i pamundur”. I bëjmë me dije VMRO-së dhe derivateve të saj te opozita shqiptare se qytetarët janë partnerë kryesor të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe pikërisht qytetarët vendosin se kush do të udhëheq Qeverinë në mandatin e ardhshëm. Në mungesë të ofertës për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët dhe të frikësuar se fitorja e thellë e presidentit në ardhje – Bujar Osmani dhe e Frontit Europian, VMRO dhe opozita shqiptare po vazhdojnë me fjalorin e pistë zgjedhor, duke dashur të minimizojnë çdo ndryshim që i ka ndodhur vendit dhe qytetarëve. Fronti Europian është koalicion serioz, me përgjegjësi të madhe që për detyrë kryesore e ka trasimin e rrugës europiane të shtetit dhe jo lojërat me fjalë që, për pikë politike, e vënë në pikëpyetje të ardhmen e vendit dhe qytetarëve të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …