Pjetër Shala

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, po planifikohet dëgjimi i deklaratave përmbyllëse, në rastin ndaj Pjetër Shalës

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Mappie Veldt-Foglia, ka caktuar rendin e ditës për deklaratat përmbyllëse në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës, të cilat do të dëgjohen në seancat nga 15 deri më 18 prill. Sipas njoftimit. deklaratat përmbyllëse të Prokurorisë pritet të mbahen më 15 dhe 16 prill, ndërsa mbrojtja e viktimave më 16 prill dhe mbrojtja më 16 dhe 17 prill. Në fund të procesit, dëgjohet deklarata përmbyllëse e vet Pjetër Shalës. Megjithatë, seanca e planifikuar për 19 prill, nuk do të mbahet. Kjo fazë e procesit vjen pas fillimit të gjyqit në muajin shkurt të vitit 2023, ku janë paraqitur deklarata hyrëse nga Prokuroria, mbrojtja e viktimave, si dhe mbrojtja e Pjetër Shalës. Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021, në Belgjikë dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …