Dy partitë opozitare, LDK dhe PDK, thonë se Qeveria-Kurti do të tërhiqet nga vendimi për çështjen e dinarit serb, edhe pse kryeministri kishte premtuar të mos pranonte propozimet që shkelin rregulloren e BQK-së. Sipas tyre mungesa e koordinimit të qeverisë me aleatët për këtë çështje do të sjellë kosto të mëdha në të ardhmen dhe do të nxisë kërkesat për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe kompetencat e tij në çështjet monetare. Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Hykmete Bajrami, ka vlerësuar se qeveria e Kosovës ka ecur nëpër eksperimente që kanë favorizuar presidentin serb Aleksandër Vuçiq, duke e lejuar të luajë rolin e viktimës në Këshillin e Sigurimit, në një moment kur Parlamenti Evropian kishte votuar për një rezolutë kundër manipulimit të zgjedhjeve në Serbi. Anëtari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Hajdar Beqa, ka kritikuar qeverinë për mungesën e stabilitetit dhe strategjisë në këtë çështje, duke e akuzuar se po shkakton dëme të pariparueshme për vendin.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …