Dëshmitari, Shon Byrnes, përfundoi paraqitjen e tij pesë ditore, në gjykimin që po mbahet në Hagë, kundër krerëve të UÇK-së

Dëshmitari, Shon Byrnes, ka përfunduar dëshminë e tij pesëditëshe në gjykimin që po mbahet në Hagë kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Dëshminë e tij, Byrnesi e filloi më 25 mars 2024, ndërsa sot ishte dita e pestë e dëshmisë së tij, raporton “Betimi për Drejtësi”. Në fund të dëshmisë së tij, ai u mor në pyetje nga mbrojtja e Veselit lidhur me rolin e këtij të fundit gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Ai tha se  e vetmja gjë që kishte ditur për Veselin deri më 10 mars 1999, ishte se ai ka qenë këshilltar në Rambuje. Pasi mbaroi dëshminë, Shon Bërns, falënderoi trupin gjykues për pushimin e nevojshëm që i kishte dhënë gjatë kësaj kohe, si dhe kërkoi të informohet nëse i lejohet kontakti me Zyrën e Prokurorisë  ose mbrojtjen pas kësaj periudhe. Tashmë që e kam mbaruar dëshminë time, nuk e di a mund të kem fare kontakt më as me ZPS-në, as me mbrojtjen në të ardhmen? Ndërsa, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, i tha që ai nuk i jep dot urdhër ta bëjë një gjë të tillë. Mbetet në vullnetin e dëshmitarit se çfarë dëshiron të bëjë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …