Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesat e Argita dhe Jamarbër Malltezit duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO-së për sekuestrimin e 25 pasurive të tyre. Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni s’kanë pranuar rekursin e bërë nga vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëshorti i saj, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për çështjen e ish-kompleksit Partizani. Sekuestrimi i 25 pasurive të paluajtshme në pronësi të tij dhe bashkëshortes, Argita Malltezi, mes tyre 6 llogari bankare, u bë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Dhëndri i Sali Berishës u arrestua të shtunën e 21 tetorit në Rinas dhe akuzohet nga SPAK se ka përfituar 5.4 milionë euro nga privatizimi i kompleksit Partizani. Ndaj tij është ngritur akuza për veprën penale “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën. Ai u lirua nga qelia më 23 nëntor 2023, pasi Apeli i GJKKO-së caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Kontrolloni gjithashtu
Beteja e parë e komandantit, Adem Jashari kundër forcave serbe në relacionin Skenderaj-Llaushë-Rezallë e Re
Më 26 nëntor të vitit 1997, forca të shumta të policisë serbe me autoblinda pizgauerë …