AKK

Afër 200 zyrtarë nuk iu kanë përgjigjur pozitivisht thirrjes për deklarimin e pasurisë, nga 8 mijë sa ishin të obliguar

Për rreth shtatë herë është rritur numri i zyrtarëve publikë që nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, në krahasim me vitin e kaluar. Afro 200 zyrtarë nuk i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për deklarimin e pasurisë, nga 8 mijë sa ishin të obliguar. Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Yll Buleshkaj thotë se përkundër që ka pasur lehtësime në procesin e deklarimit, numri i zyrtarëve që nuk e kanë kryer këtë obligim, është rritur në krahasim me vitin e kaluar, pasi gjatë vitit të kaluar kanë qenë mbi 30 persona që nuk e kanë deklaruar pasurinë, derisa këtë vit, ky numër shkon në 200. Buleshkaj për KosovaPress, ka thënë se për të gjithë ata të cilët nuk u janë përgjigjur pozitivisht kësaj thirrjeje, ligji parasheh shqiptimin e gjobave, duke filluar me ndaljen 30 për qind të pagës mujore e deri në kallëzim penal tek institucionet e drejtësisë. Buleshkaj thotë se ka pasur një kërkesë nga Policia e Kosovës që disa pozita specifike mos ta bëjnë deklarimin e pasurisë, porse shton se është refuzuar sepse nuk ka pasur bazë ligjore. Ai thekson se ligji përjashton nga publikimi i deklarimit të pasurisë vetëm Agjencinë Kosovare për Inteligjencë dhe njësitë e veçanta të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …