Sot para takimit të radhës të kryengociatorëve të Kosovës dhe të Serbisë, në Bruksel, palët shprehin optimizëm, lidhur me zgjidhjen e problemit të dinarit. Njohësit e procesit të dialogut vlerësojnë se në takimin e tretë ndërmjet kryengociatorit, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviqit do të gjendet kompromisi edhe me insistimin të BE-së. Sipas tyre, pala e Kosovës duhet të insistojë në ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e rregullores së BQK-së, ku ndalohet përdorimi i dinarit, por të pajtohet për një zgjidhje tranzicioni ku nuk dëmtohen qytetarët serbë në Kosovë.