U konstatua në këtë Akademi se dy numrat e parë të kësaj gazete janë dalë në vitin 1974, po ashtu u konstatua si gazetë e parë e organizatave te fshehura (ilegale)!
Nuk dua të replikoj, e kunderta e replikimit, jam në përkrahje të Shoqërisë Lëvizja dhe veprimtarisë së saj shumë progresive Kombëtare!
Pa dashur të i numroj krejt çka është duke vepruar me shumë përkushtim e përpjekje në ruajtjen e gjurmeve të së kaluares dhe kultivimin për brezrat e ardhshëm dhe për Historinë e zhvillimeve në etapa të ndryshme nga Shoqeria Levizja!
Me vjen keq që nuk kam mundur të marr pjesë në ketë Akademi pasi jemi të angazhuar shumë në përvjetore të shumta të Deshmorve,viktimave, masakrave e ngjarjeve të shumta në këtë gjysem jubileu të pas lufte!
Dua të drejt kuptohem duke i paraqitur me të drejt ngjarjet dhe provat ashtu siç ishin.
Si ka mundësi të konstatohet që -Zëri i Kosovës- gazetë e parë e ilegales?!
Ku na mbeten Gazetat, fletushkat, dhe organet e organizatave më të hershme,që unë ndoshta nuk do të i permendi te gjitha në këtë rast.
Fletushka- LIRIA-, -LAJMTARI I LIRISË-, -BASHKIMI-, -PARAROJA-, -RRUGA JONË-e të tjera!
Për këto dy te fundit do të me thonëë ishin pas Zërit, pajtohem edhe un ama ishin dhe nuk bënë të mohohen!
Qëllimi imështë të mos i mohojm vlerat tjera duke e sforcuar njërën nga vlerat!
Mund të me thoni Akademia ishte vetem për ketë çështje e jo për tjerat!
Jam shumë dakort që kjo Akademi është organizuar dhe mbajtur për – Zërin e Kosovës-, e kam te qartë!
Dua të them të mos e mohojm as vetveten se pse ishin edhe para Levizjes, Organizata që dhanë shumë kontribut Kombëtar ndër këto kontribute ishte edhe organizimi, formimi, formësimi e zhvillimi i –Lëvizjes Popullore për Republiken e Kosoves-, nga e cila u themelua UÇK.
Folësit apo lexuesit e kumtesave në këtë Akademi ishin edhe më parë në organizata e grupe të tjera që kanë egzistuar dhe vepruar para Lavizjes. Siç ishin Organizata -BESA- e studentve të parë pas 1945, kur abrogohen vendimet e Bujanit nga PKJ. Organizohen intelektualët e kohëës në organizat -BESA-
Nga kjo Organizaët gjatë zhvillimit, fuqizimit dhe formsimit të saj krijohet -NDSH- e udhëhequr nga Gjon Sereqi, dhe shumë intelektual të kohës,që mund të them se ishin ajka e Kombit.
Pastaj Organizata -ORBSH- 1959, e udhëhequr nga Adem Demaqi.
Ma vonë Organizata Liria, -LIRIA-1962, e udhëhequr nga Bedrush Qollaku, këta e kishin edhe fletushken -LIRIA-.
Pas kësaj MLK këta ishin nën udhqjen e Kadri Zekes i cili edhe e redaktonte Gazetën –Lajmëtari i Lirisë-
Pas ksaj GML arriten ta bejn OMLK, që do të thot u ngriten në nivel Organizativ në –Organizatë-, kjo Organizatë organ të vetin e kishte -PARAROJEN- të cilen e redaktonte Hajdin Abazi.
Gazeten -Rruga e Jonë- këte e redaktonte Xhevat Bislimi, tani drejtues i –Shoqërisë Lëvizja-
I thash të gjitha këto, për të kuptuar sa janë marr parasysh në ketë Akademi? Apo pjesmarrsit dhe kumtuesit me qëllim janë tjetërsuar dhe e fshehin të kaluarën e tyre, duan jo veq ta paraqesin nga një këndëveshtrim që e deshirojnë por duan të i bëjnë dy gjera në të njejtën kohë me të njejtin veprim.
1.Ta paraqesin veten siç deshirojnë jo siç ishin!
2. Ta bëjnë historinë nga aty ku këta kishin filluar!
Mohimi i së kaluarës mohim i një realiteti, mohim i vlerave ndër brezra, si dhe tentativë e (rehabilitimit) të vetvetes, i konvertimit në diqka të dëshirueshme!
Krejtsisht jem dakort sikur ta dija përgjegjëjen e folësve të kësaj Akademie, me paraqitjen e tyre që me të drejt pyes veten, ishin këta shokë vërtetë kështu siç thonë e paraqiten tani?
Apo ashtu siç paraqiteshin atherë, kur propagandonin dhe trumbetonin se jan Marksist Leninistë!
E verteta është që përmes kësaj doktrine është bërë perpjekje, për realizimin e të drejtave qoftë edhe me luftë, duke aspiruar lirinë dhe bashkimin Kombëtar.
Ju jeni duke i ikur këtij realiteti të së kaluares, me e hjeq sipas jush njollën e Marksizëm Leninizëm Kumunist!
Ju pa dashje apo të pa aftë për ta kuptuar dhe interpretuar se ajo ishte e vertetë, si dhe e vetmja rrugë e përbashket me Shtetin amë, për të zgjidhur çështjen e çlirimit e të bashkimit!
Duhet të jemi koshient se ne ishemi te tillë dhe përherë me orientim perendimor, asnjëheër nuk kemi qenë me lindjen!
Shkëputja nga lindja u bëë me daljen e Shqiprisë nga Pakti i Varshavës,me 1961! Pas kësaj kohe as zyrtarisht, dhe në asnjë mënyrë Shqiptaret nuk kanë qenë pro lindjes!
Edhe më parë deri në ketë kohë Shqipria nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, për çështje Nacionale, e ndoqi dhe e përdori këtë Doktrinë të Marksizëm Leninizmit!
Heqja dhe mohimi se dikur ishim Marksist Leninist, paraqet dyftyrësi, ishim apo nuk ishim atëher të tillë, kemi gënjyer atëherë apo gënjejmë tani!
Askush tani nuk po ju akuzon, denon, as nuk po ju përbuz nëse e pranoni dhe e thoni të vërtetën!
Shumë më poshtë po bini kur vet mohoni dhe tjetërsoni vetëvetën dhe të kaluaren! Ju bëj thirrje të jeni real, dhe vetvetja sepse veq kështu e kemi peshen reale, vlerat njerëzore dhe të duhura.