Kryetari Latifi takoi përfaqësuesit nga OSBE-ja

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka pritur të enjtën në takim përfaqësuesit nga OSBE-ja, z. Daniel Lezo dhe Selajdin Cenën, me të cilët bisedoi për mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit për institucionalizimin e mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje dhe mënyrën e funksionimit të tij në Komunën e Rahovecit. Qellimi i ketij bashkëpunimi ka për synim koordinimin dhe bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve përgjegjëse në trajtimin e këtyre çështjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi aksioni për pastrimin e ambientit në Viti

Në komunën e Vitisë ka nisur sot aksioni për pastrimin e ambientit, i organizuar nga …