Misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë, ka rikonfirmuar përkushtim dhe vendosmëri për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë. Në një video-mesazh, KFOR-i, si reaguesi i tretë i sigurisë në vend, theksoi koordinimin e ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit. Përpara kërcënimeve, ata janë gati të ndërmarin të gjitha masat e nevojshme për të përmbushur mandatin e tyre. Ndërkohë, zëvendëskomandanti i KFOR-it, Federico Bernacca ka paralajmëruar se sulmet ndaj trupave të tyre nuk do të tolerohen, duke bërë të ditur se trupat e KFOR-it janë gati për të përballen me kriza serioze. Paralajmërimi u publikua në kontekstin e tensioneve dhe kërcënimeve të kryetarit serb, Vuçiq, lidhur me përdorimin e forcës, në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …