Fetnete Ramosaj

Sot mbahen homazhe për Heroinën e Kombit, Fetnete Ramosaj në pesë-vjetorin e ndarjes nga jeta

Sot në orën 10:00, mbahen homazhe për Heroinën e Kombit, Fetnete Ramosaj e cila pushon në përjetësi prej vitit 2019. Homazhet mbahen në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan ku pushon trupi i saj. Fetnetja i takon plejadës së luftëtareve të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tërë jetën ishte në shërbim të çështjes kombëtare. Eprore për informim dhe zëdhënëse e Zonës Operative të Dukagjinit, publiciste, shkrimtare, autore e shumë librave, liribërse e shtetndërtuese. Fetnete Ramosaj, Atdheut i shërbeu me tërë qenien deri në frymën e fundit. Ajo me jetën dhe veprën  e saj  ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë më të re kombëtare

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …