Në Viti ka vazhduar aksioni i pastrimit të hapësirave publike që do të zgjasë deri më 22 prill

Në kuadër të aksionit të pastrimit  që ka filluar në komunën e Vitisë, si dhe në shënimin e Ditës Botërore të Shëndetit, e cila çdo vit shënohet me 7 prill, sot punëtorët shëndetësor dhe teknik të Qendres Kryesore të Mjekësise Familjare të Vitisë ka zhvilluar një aksion të pastrimit dhe të rregullimit të oborrit në këtë institucion shëndetësor. Aksionit në fjalë  ju janë bashkangjitur edhe punëtorët nga drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë.

Përndryshe me nismën e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe me organizimin e drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, aksioni i pastrimit pritet të zhvillohen në gjithë komunën e Vitisë deri me 22 prill kur shënohet edhe Dita e Tokës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …