Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur lidhur me veprimet e fundit të qeverisë, për problemin e dinarit. Haradinaj vlerëson se veprimet e tilla janë improvizime që i shkaktojnë hidhërim aleatëve të Kosovës dhe sjellin avantazh për Serbinë. Ai thekson se Kosova duhet të fokusohet në implementimin e planit franko-gjerman për të përshpejtuar rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, duke parë vonesat në çështjen e dinarit si pengesë në këtë proces. Besoj se duhet fokusuar tek tema kryesore që është implementimi i marrëveshjes së njohur si plani franko-gjerman, kuptohet me obligimet që janë marrë sepse nëse i implementojmë këto obligime të Këshillit të Evropës të kandidaturës për BE drejt NATO-s, ngecja në çështjen e dinarit janë çështje një nga një na kthen prapa na vonon dhe kuptohet po i krijon epërsi Serbisë. Realisht Serbia këto improvizime po i shfrytëzon kundër Kosovës, saktësoi Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!
Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …