Lista Serbe bëri të ditur se serbët vendorë, nuk do të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë së Kosovës

Lista Serbe bëri të ditur se  serbët vendorë, nuk do të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë së Kosovës. Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë do të zhvillohet nga data 5 prill deri më 17 maj. Në njoftimin e tyre drejtuar qytetarëve serbë thuhet se ata dëshirojmë t’i dërgojmë një mesazh të qartë, Albin Kurtit dhe atyre  që e mbështesin atë se populli serb nuk do të marrë pjesë në regjistrimin e rrejshëm të ardhshëm në organizatën e tij, me të cilën ai dëshiron të konfirmojë suksesin e tij të turpshëm në dëbimin e serbëve. Lista Serbe,  partia më e madhe e serbëve të Kosovës që e gëzon edhe mbështetjen e Beogradit zyrtar e akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për  gjoja shtypjen shumëvjeçare të serbëve, në Kosovë. Pjesëmarrja pe serbëve në proceset e organizuara nga Kurti do të ishte poshtërimi më i madh për popullin tonë, në kohën kur i njëjti ua mohoi serbëve të drejtën për pensione dhe paga, pengoi funksionimin normal të shëndetësisë dhe përfitimeve sociale, hoqi të drejtën e votës, arrestoi dhe persekutoi Serbët, e pushtoi komunat me forcë, militarizuan veriun e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …