Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës, për shkak se nuk po marrin përgjigje për pyetjet parlamentare. Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se asnjë minutë nuk do të rrinë në këtë seancë për shkak se nga kryeministri e të gjithë ministrat e tjerë mungojnë në seancë. Edhe deputetët e PDK-së, kanë akuzuar shumicën e ministrave dhe kryeministrin Albin Kurti, të cilët munguan në seancën e paraparë për pyetje parlamentare, duke thënë se kjo pamje tregon më së mirë se duhet gjendur një zgjidhje për të shkuar në zgjedhje.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …