Përkundër thirrjeve për fushatë të qetë, demokratike dhe larg shpifjeve, opozita shqiptare vazhdon t’i shërbejë agjendave pro-ruse duke përdorë fjalor të pistë që nxit gjuhën e urrejtjes dhe dezinformon opinionin me shpifje të rënda. Konkretisht, përfaqësues të Lëvizjes Demokratike sot i përsëritën shpifjet e demaskuara tashmë, duke akuzuar Presidentin në ardhje dhe strukturat tjera të Bashkimit Demokratik për Integrim. Shpifjet e përsëritura tregojnë se opozita e ndjen dhe është e sigurt në humbjen e thellë nga kandidati për president, dr. Bujar Osmani dhe Fronti Europian. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut e dinë tashmë se ishte pikërisht opozita ajo që nuk e mbështeti propozim-ligjin për mbylljen e lojërave të fatit nëpërmjet dislokimit të kazinove dhe bastoreve 500 metra nga objektet publike, ose thënë shkurt – mbylljen e lojërave të fatit në vendbanimet e qyteteve të vendit. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjithashtu e dinë se, opozita e koordinuar ngushtë me VMRO-në e Mickoskit dhe LEVICËN e Apasievit, për një kohë të gjatë e kishin bllokuar propozim-ligjin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Komisionet parlamentare, duke ju mundësuar qarqeve të errëta të krimit dhe korrupsionit të vazhdojnë me organizimin e lojërave të fatit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …